Kosova e Serbia do të bashkëpunojnë për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit

16:17 / E hëne, 22 Janar 2018

Mediat serbe kanë raportuar se do të ketë bashkëpunim mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket zbardhjes së rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Sipas mediumit serb “Tanjug”, Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka treguar gatishmërinë për të bashkëpunuar me Zyrën e Prokurorit të Beogradit për t`i shkëmbyer të gjitha informatat rreth rastit në fjalë.

“Tanjug” ka shkruar se Ministria e Drejtësisë në Kosovë i ka dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë në Serbi, përmes EULEX-it.

Aty bëhet e ditur se Prokuroritë e dy vendeve do bashkëpunojnë për t`i zbuluar sa më shpejtë kryesit e krimit

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400