Kosova shpenzon mbi 5.5 milionë euro në vit për qiranë e konsullatave dhe ambasadave

09:32 / E diell, 14 Janar 2018

 

Rreth 5.6 milionë euro në vit paguhet qiraja për objekte ku janë të vendosur konsullatat e ambasadat e Kosovës, nëpër vende të ndryshme të botës. Kurse rreth 1.4 milionë euro qeveria shpenzon për qiranë e objekteve të institucioneve në vend.

Ministri i Administratës Publike (MAP), Mahir Yagcilar, i tha Ekonomia Online, se buxheti të shtetit qiraja e objekteve i kushton rreth 7 milionë euro, prej këtij buxheti 80% shpenzohet për qiranë e konsullatave e ambasadave.

“.. çdo vit për ambasada për konsullata edhe qiranë brenda Kosovës paguhet përafërsisht 7 milionë edhe prej 7 milionëve 80% është pagesa e qirave jashtë Kosovës, përkatësisht ambasadave dhe konsullatave”, tha ai.

Ministri thotë se janë të përkushtuar në ndërtimin e objekteve të reja ku do të vendoseshin institucionet publike, por që nuk ka dhënë ndonjë afat se kur mund të ndodh kjo e as sa objekte planifikohen të ndërtohet.

“Ne si Ministri e Administrimit Publike jemi të përkushtuar së pari për ndërtimin e institucioneve të ndryshme që pagesa për qiranë nga buxheti i Republikës së Kosovës çdo vit të ulet dhe të kemi një akomodim dhe menaxhim më të mirë”, sqaroi Yagcilar.

Shoqëria civile vazhdimisht ka kritikuar shpenzimin e parasë publike për qira të objekteve me arsyetimin se vendosja e institucioneve nëpër objekte private, ndodh edhe për shkak të interesave të caktuara, ngase me mjete e paguar do të ndërtoheshin objekte të reja.

Institucionet vazhdimisht kanë premtuar se do të gjendet një zgjidhje për institucionet publike që veprojnë në objekte private, që mos të shpenzohet buxheti për qira.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400