Kosova vendoset në këtë listë të EUROPOL-it

17:42 / E enjte, 14 Dhjetor 2017

Bordi menaxhues i EUROPOL-it ka vendosur që Kosova të jetë në listën prioritare nga shtetet anëtare të EUROPOL-it me të cilën EUROPOL do të lidhë marrëveshje pune.

Lajmi është bërë i ditur nga zëvendës drejtori i përgjithshëm për siguri në BE, Olivier Onidi gjatë një takimi sot me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj, ku mori pjesë edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Vendosja dhe aprovimi i Kosovës në listën e prioritare nga shtetet anëtare dhe aprovimi nga ana e Bordit Menaxhues të EUROPOL-it ka ardhur edhe si rezultat i punës së vazhdueshme që MPB në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ILEC-un, MPJ-në dhe Zyrën e Kryeministrit, thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ministri Sefaj shprehi përkushtimin e tij për të luftuar në çdo formë të mundshme terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm si dhe çdo lloj kërcënimi për sigurinë shtetërore, krimeve të të gjitha llojeve e posaçërisht atyre trans-kufitare./

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400