Koxias zbret në Shkup, analistët: Zgjidhja më afër se kurrë

00:34 / E enjte, 22 Mars 2018

Maqedoninë e presin javë intentzive për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar në lidhje me emrin me Greqinë.

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias të enjten do të zbres në Shkup, ndërkohë para tij ka arritur propozim-marrëveshja me rreth 55 paragrafë me të gjitha çështjet e hapura të cilat janë të vendosura në 20 faqe.

Sipas politikologut nga Kumanova, Xhenis Sulimani, zgjidhja e kontestit shumëvjeçar me fqiun grek nuk ka qenë kurr më afër se tani. Sipas tij kjo vërehet edhe nga takimet intensive të dy qeverive, qoftë në nivel bilateral apo multilateral.

“Asnjë qeveri e Greqisë e as e Maqedonisë deri më tash nuk ka arritur kaq afrim dhe vullnet drejt zgjidhjes së problemit gati 3 dekadash. Ardhja e Koxias në Shkup është edhe një hap drejt finalizimit. Mendimi im është se tashti është një momentum shumë i rëndësishëm. Palët ose do të gjejnë zgjidhje dhe do ta shfrytëzojnë atmosferën e fqinjësisë së mirë ose do të merren vesh për të mos u marr vesh kurrë”, thotë për Indeksonline, politikologu Sulimani.

Ndërsa sipas analistit, Hasim Murtezani, ardhja e shefit të diplomacies greke mund të cilësohet si një moment historik për Maqedoninë dhe shumë shpresdhënës.

“Ardhja e shefit të diplomacisë greke në vendin tonë mund të cilësohet si moment historik, progresiv dhe shumë shpresdhënës për heqjen përfundimtare të këtij ” dryni” që me dekada vendi yne e ka pasur në dyert e progresit. Është fat edhe për vendin tonë që sot në Greqi është në qeveri një struktur politike e cila ka manifestur seriozitet, pjekuri dhe demokraci për mbylljen e këtij kontesti”, shprehet në një pronocim për Indeksonline, analisti Hasim Murtazani.

Murtezani pohon se zgjidhja është shumë afër dhe se me ardhjen e ministrit të jashtëm grek në Maqedoni do të vendosen në tavolinë edhe opsionet e mundshme si dhe do të kërkohet kompromis që të dyja palët të lëshojnë pe për zgjidhjen e këtij problemi.

“Prandaj jo rastësishtë, sot si në Greqi poashtu dhe tek ne, nuk mungojnë dhe rastet e kërcënimeve me jetë ndaj përfaqësuesëve shtetërorë nga ana e forcave dhe strukturave destruktive ekstremiste në të dy vendet. Mendoj dhe besoj se përfundimishtë kësaj radhe do të mbizotëroj racionaliteti, pjekuria dhe reflektimi”.

Sulimani dhe Murtezani, janë në të njejtën vij, çdo epilog negativ nga këto bisedime më tepër do të shkon në dëm të Maqedonisë.

Ndryshe, pakoja me propzime rreth zgjidhjes së këtij kontesti u konfrimua vetë nga ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, i cili nga Burkseli nuk ka dhënë detaje të tjera./

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400