Krasniqi thumbon Sabri Hamitin: Pastrim i listës apo heqje e tërsishme e saj?!

10:45 / E mërkure, 11 Janar 2017

Ish -kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar pas diskutimit të djeshëm në Parlament për shfuqizimin e fletarresteve serbe për shqiptarët e Kosovës, të cilët kanë marrë pjesë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Krasniqit, duhet plotësuar saktësimin gjuhësor, sepse duhet kërkuar pastrimi i tërësishëm i listës serbe, dhe jo të pastrohet pjesërisht.

“Unë nuk besoj që deputetët e qeveritarët, kërkonin heqjen e pjesërishme te pjesëtarëve të UCK-së nga ajo Listë, por saktësimi gjuhësor nuk ishte i plotë, pra ishte shumë i mangët. Në ketë rast saktësimi gjuhësor ishte i domosdoshëm”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

Ja publikimi i plotë i Krasniqit:

PASTRIMI I LISTËS APO HEQJE E TËRSISHME E SAJ?!

Pastrimi i Listës me emrat e pjesëtarëve të UCK-së, nuk do të thotë edhe tërheqje e saj në tërësi. Pra kërkesa e deputetëve që morën pjesë ne debat, nuk kishte të bënte me pastrimin e Listës që Serbia ia ka ofruar Interpolit. Këtu nuk ishte fjala për heqjen e disave dhe mbetja e disa të tjerëve, se kjo do të thotë: se pjesërisht Serbia ka të drejtë, por jo në plotni. Prandaj hiqni disa emra nga ajo Lisët ?!

Unë nuk besoj që deputetet e qeveritarët, kërkonin heqjen e pjesërishme te pjesëtarëve të UCK-së nga ajo Listë, por saktësimi gjuhësor nuk ishte i plotë, pra ishte shumë i mangët. Në ketë rast saktësimi gjuhësor ishte i domosdoshëm.

Diskutuesit mendonin diçka tjetër e kërkonin diçka tjetër. Madje ketë gabim e paska bërë edhe Akademiku Sabri Hamiti i cili në shumë raste është i njohur për saktësime gjuhësore?!

Pra, fjala pastrim i Listës nuk mund të jetë e barasvlershme me tërheqjen e tërësishme të saj.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400