‘Kroatët janë në depresion, po zhduken kurse ende ushqehen me luftë’

11:13 / E mërkure, 24 Janar 2018

 

Kroacia është  anëtare e Bashkimit Evropian për pesë vjet dhe nuk ka përparuar gjatë asaj kohe,  e drjathta radikale në vend vazhdon të shkundë shoqërinë, përshkruan radio publike gjermane, Deutschlandfunk (DF), anëtarin më i ri i BE-së në një artikull të madh “Historia e pazgjidhur e Kroacisë”, transmeton InfoPress.

“Lufta, armiqtë, atdheu, njerëzit, tradhëtia – këto janë  shprehjet  kryesore në fjalorin politik radikal që vazhdojnë të përdoren me pasion të ngjallur – shkruan Norbert Mappes-Niediek për Deutschlandfunk (DF).

Ai fillimisht shkruan se si Slobodan Praljak  mori  dënimin në Hagë dhe pastaj vuri në dukje se lajmi i dytë i asaj dite ishte reagimi i autoriteteve kroate. Kryeministri, kujton ai, foli për padrejtësi të thellë morale.

“Ai nuk kujtoi  kampet për vrasjen dhe bombardimin e zonave të banimit për të cilat gjenerali ishte dënuar. Ai e konsideroi vendimin e padrejtë”, thotë DF.

Ky është lajmi i tretë që tronditi Kroacinë atë ditë – gjykata deklaroi ndërhyrjen e forcave ushtarake kroate në luftën në BiH si një “ndërhyrje kriminale”.

Kroacia, shkruan DF, nuk ka gjetur një mënyrë për të ndërtuar identitetin e saj kombëtar në bazë të disa gjërave pozitive dhe tani është e qartë se faza e emocioneve para reformave që ka qenë orkestruar nga HDZ për vite ka mbaruar. Gjendja në Kroaci përshkruhet si “sindromë”. /InfoPress

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400