Kryemadhi: Trimëria e shtëpisë së Hilmi Haradinajt jeton në themelet e Kosovës

19:30 / E diell, 17 Qershor 2018

Vdekja e babait të kryeministrit Ramush Haradinaj është përcjellë me një mesazh ngushëllimi nga kryetarja e LSI’së Monika Kryemadhi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetarja e LSI shkruan se lajmi për ndarjen nga jeta të Hilmi Haradinajt ishte hidhërues. Kryemadhi shton se patriotizmi i familjes Haradinaj dhe përkushtimi i Hilmi Haradinajt për Kosovën e Lirë, janë akte të pashoqe që nuk do të harrohen pasi jetojnë në themelet e shtetit të pavarur të Kosovës.

Mesazhi i plotë:

Mësova me hidhërim të thellë lajmin e ndarjes nga jeta sot të Hilmi Haradinaj, patriotit simbol të rezistencës për pavarësi!

Me zemër e me gjak ai jetën ia përkushtoi atdheut, familjarisht i dedikuar për të mbrojtur vendin e të parëve, Kosovën e Lirë.

Ngushëllime familjes Haradinaj!

Patriotizmi i Hilmi Haradinaj, trimëria e pashoq e shtëpisë së tij është në themelet dhe jeton me Kosovën e lirë.

I përjetshëm kujtimi i tij! 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400