Kryeministri sllovak, homologut spanjoll: Askush s’po na kërkon ta njohim Kosovën

13:52 / E mërkure, 16 Maj 2018

Kryeministri Sllovak, Peter Pellegrini, duke folur në parlamentin e Sllovakisë, ka komentuar edhe vendimin për bojkotimin e samitit të Sofjes nga ana e homologut të tij spanjoll, Mariano Rajoy, vendim ky që erdhi për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës në këtë samit.

 Sipas tij, Bratisllava zyrtare nuk ka për qëllim që të ndryshojë diçka e cila do të dërgonte në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Askush nuk është duke na kërkuar që ta njohim pavarësinë e Kosovës”, deklaroi Pellegrini duke komentuar vendimin e kryeministrit spanjoll, transmeton lajmi.net.

Sipas tij formati i këtij samiti nuk do të jetë i atij lloji që do të marrë vendime për zgjerimin e BE-së nga vendet e Ballkanit Përendimor, dhe bisedimet do të jenë vetëm të nivelit teknik.

“Samiti i Sofjes nuk do të jetë për zgjerimin e BE-së me shtetet e Ballkanit Përendimor, vendime të tilla nuk do të mirren aty, bisedimet do të jenë vetëm të një niveli teknik. Mirëpo bisedimet që do të bëhen me shtetet e Ballkanit Përendimor do të jenë në atë formë që do t’i dërgohet një sinjal i qartë BE-së se e ardhmja e këtyre vendeve është në Union”, shtoi Pellegrini.

Sllovakia është njëra nga pesë vendet e cila ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, mirëpo përkundër qëndrimeve të saj, ky shtet e ka konfirmuar pjesëmarrjen në samitin e Sofjes

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400