Kryeministri Zaev zhvilloj takim pune me udhëheqësit e BFI-së

22:57 / E premte, 20 Prill 2018

 

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga drejtori i Komisionit për lidhje fetare, Darjan Sotirovski, sot zhvilloi takim me udhëheqësit e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në republikën e Maqedonisë,…
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga drejtori i Komisionit për lidhje fetare, Darjan Sotirovski, sot zhvilloi takim me udhëheqësit e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në republikën e Maqedonisë, të udhëhequr nga Reis Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi.

Në takim u bisedua për çështjet aktuale në interes të BFI-së, si dhe për problemet e funksionimit të myftinisë.

Për BFI-në temat me interes ishin lidhjet me institucionet arsimore, me theks të veçant problemi i statusit të shkollave të cilat propagandojnë dhe mësojnë fanatizmin dhe radikalizmin fetar.

Kryeministri Zaev i paraqiti qëndrimet e Qeverisë për respektimin dhe nevojën e lirive fetare të qytetarëve dhe për përmirësimin e komunikimit me bashkësitë featre, zgjidhjen e problemeve dhe forcimin e besimit të ndërsjellë si faktor kryesor për ngritjen e një shoqërie të përbashkët.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400