Kthim dy muaj para kur Donika Kadaj ndjehej e përmbushur në Vetëvendosje

16:55 / E mërkure, 14 Mars 2018

 

Në fillim të këtij viti kur u shpall aktgjykimi ndaj katër deputetëve të VV’së që kishin hedhur gaz lotsjellës, Donika Kadaj-Bujupi thoshte se kurrë nuk është ndier më e përmbushur politikisht se përgjatë periudhës kur po vepronte me Vetëvendosje. Kjo vetpërmbushje i zgjati pak sepse u kthye sërish në partinë e Ramush Haradinajt.
Donika Kadaj-Bujupi, ashtu siç e donte tradita e Vetëvendosjes, s’linte gjë pa thënë për pushtetin, edhe kur në krye të Qeverisë erdhi ish-shefi i saj, Ramush Haradinaj.

Ajo ndjehej e përmbushur më pengesat që i bënin ratifikimit të Demarkacionit, që tani me shumë gjasë do ta votojë pasi që AAK dhe Haradinaj janë pro votimit.

“Të gjitha veprimet tona në Kuvendin e Republikës prej vitit 2015 kanë qenë të drejta dhe të duhura, kanë qenë të bazuara në Kushtetutë dhe betimin tonë dhe rrjedhimisht kemi vepruar drejtë, ashtu si do të vepronim edhe sot, edhe nesër, dhe sa herë që kërkohet nga ne që t’i dalim zot vendit duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e vendit tonë”, kishte thënë Kadaj në një konferencë për media më 3 janar.

Tutje ajo tregonte se asnjëherë s’është ndier më e përmbushur sesa kur kishte vepruar me Vetëvendosjen kundër demarkacionit.

“Edhe personalisht, nuk jam ndjerë më e përmbushur në rolin e deputetes se sa përgjatë këtyrë tri viteve të kaluara, kur ashtu si edhe jemi betuar, vepruam në mbrojtje të integritetit, sovranitetit dhe Republikës siç është paraparë me Kushtetutë”, ka thënë Kadaj-Bujupi në konferencën për media.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400