Kur përfundon Ramazani, dhe çka do të thotë Eid Mubarak

15:22 / E enjte, 14 Qershor 2018

Çdo vit myslimanet anë e mbarë botës festojnë fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit si dhe festën e Bajramit.

Muaji i shenjtë i Ramazanit ka filluar me 16 maj dhe përfundon me 14 qershor.

Kjo është një festë në shumë shtete me shumicë myslimane. Gjatë kësaj feste myslimanet do të veshin rroba të reja për këtë rast, dhe do të marrin pjesë në festime duke i vizituar familjarët për të i uruar etj.

Shumë prej tyre do të zgjohen herët në mëngjes për të shkuar në xhami.

“Eid” do të thotë “festime” dhe Mubarak do të thotë “bekim”. Eid Mubarak është një fjalë që përdoret për të i uruar njëri tjetrit këtë festë.

Pse datat ndryshojnë çdo vit ?

Kalendari Islam është ndryshe prej kalendarit gregorian.

Ai është kalendar hënor të cilin arabët e kanë përdorur shekuj më parë para islamit.

Data e fillimit të Ramazanit shkon prapa çdo vit nga 11 ditë. Arsyeja për këtë është pasi që kalendari islamik është i bazuar në ciklet e hënës, kurse kalendari gregorian (që e përdorin shumica e shteteve të botës perëndimore) është i bazuar në diell.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400