Kur Policia shkel ligjin (Foto)

16:18 / E martë, 13 Shkurt 2018

 

Edhepse janë të thirrur në ruajtje të ligjit, Policia e Kosovës ka raste kur e shkel atë ‘me të dyja këmbët’.

Një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës është parë sot e parkuar në trotuar, pikërisht para tabelës e cila njofton se ndalohet parkingu.

Në foton e dërguar nga një lexues, vetura zyrtare e PK-së shihet të jetë parkuar në trotuarin që gjendet në rrugën ’28 Nëntori’ të lagjes ‘Ulpiana’ të kryeqytetit, në orët e pasdites.

Nuk është hera e parë që Policia bën shkelje të tilla në komunikacion rrugor, derisa e njëjta është e thirrur për t’i ndëshkuar e parandaluar këto shkelje.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400