Kur do të mbahet provimi pranues në Universitetin “Haxhi Zeka”

10:18 / E premte, 20 Korrik 2018
Sabiha Shala, prorektore për çështje akademike në Univeristetin ‘Haxhi Zeka’ në Pejë në një intervistë për RTK  ka folur për provimin pranues në këtë univeristet.

Sipas Shala, afati i aplikimit për provimet pranuese do të jetë deri më 23 të këtij muaji, ndërkaq provimet do të mbahen më 25 korrik.

Më tej prorektorja Shala njoftoi për strukturën e Universitetit Haxhi Zeka, ku në kuadիr të tij janë 5 fakultete: ai  Juridik, i Biznesit, Menaxhim të Hotelerisë e Turizmit, ai i Arteve, etj.

Sipas Shala, kandidatët për aplikim edhe më tej janë më shumë të interesuar për Fakultetin  Juridik, pastaj në atë të Biznesit, etj.

“Ne kemi dëshirë që studentët e rinj të regjistrohen edhe në drejtime të tjera, t’i përshtaten konkurrencës për tregun e punës”, tha për “Mirëmëngjesi Kosovë”, prorektorja e Universitetit Haxhi Zeka, Sabiha Shala.

Ndonese deget e bujqesise dhe agrobiznesit e ushqimit jane me te kerkuara ne bote.

Ajo më tej shtoi se nga testet e tanishëm duam që të nxjerrim cilësi nga kandidatët.

Tutje, ajo theksoi se nga Senati I Univeristetit Haxhi Zeka, është marrë vendim që gjatë studimeve ata që kopjojnë të ndëshkohen.

Jepet udhezim se cfare duhet pregatitur per provime pranues.

Ndërkaq. Lidhur me interesimin e kandidatëve për aplikim nga rajoni në këtë vatër të studimit, zonja Shala theksoi se këtë vit kemi vërejtur se ka interesim të shtuar për t’u regjistruar në Universitetin tonë.

Ajo shtoi se tani kemi infrastruktur solide, por duhet bërë më shumë në ngritjen e saj si, fjala vjen, bibliotekat, etj.

“Veç tjerash, tani aplikojmë sistemin e toturimit ‘shoku-shokut’, ku edhe profesori mbikëqyrë 30 studentë, krejt kjo që të jetë në shërbim dhe në ndihmë për studentët e rinj”, theksoi Shala.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400