Kush e vrau Enver Malokun?

20:38 / E premte, 12 Janar 2018

 

 

Dje u përkujtua Enver Maloku, i cilu u vra tinzisht dhe barbarisht duke kryer punën e tij si gazetar dhe udhëheqës i QIK-ut. Ishte pikërisht data 11 janar i vitit 1999, kur ai u vra në Prishtinë, pra 19 vjet më parë. Dhe është sa e habitshme, po aq edhe shqetësuese si si për 19 vjet nuk u zbardh ky rast dhe shumë të tilla të ngjajshme.

 

Por, natyrshëm shtrohet pyetja çka po bën Prokuroria? Dhe në të shumtën e rasteve përgjigjet na dërgojnë nga ajo që është e ndikuar politikisht dhe se këto vrasje vështirë të zbardhen.

 

Jo, më kot thuhet kur mungon zoti i shtëpisë, edhe minjtë hedhin valle.

Dje, u pa se Prokuroria jonë, nuk është askund, kjo për shkak se një gazetar dhe ish gazetar e tash deputet dolën haptaz dhe duke u shtyrë me njëri-tjetrin se ata dy e dinë vrasësinë e Enver Malokut. Sa e dhimbshme që vrasësi dihet nga gazetarët dhe prokuroria hesht, dhe po aq e dhimbshme që këta gazetarë dinë çdo gjë dhe prokuroria nuk ua merrë informatat se kush janë ata vrasës.

E këta dy i njihni të gjithë, janë Bajrush Morina, gazetar dhe shef i Botapress-it dhe Milaim Zeka, deputet i Nismës.

 

Statuset e tyre nëse vërtetë shteti ligjor do të ekzistonte do të shërbenin që Prokuroria të mësonte kush janë vrasësit e Enver Maolut.

 

Ja statusi i Bajrush Morina

LUTJA IME PER DITEN E SOTME!Ne pervjetorin e 19 te vrasjes se intelektualit te guximshem Enver Malokut, kisha dashte me i pa me duar lidhur e te nisur per ne Speciale, nje deputet te Kuvendit te Kosoves dhe bashkeshorten e tij!

Kush jane ata e dijne me se miri:

– Zoti, i qofshim fale atij!

– Shpirti i Enver Malokut, e

– Dy te dyshuarit per kete vrasje!

Por, i menjëhershëm ka qenë Milaim Zeka, kjo mbase ai është ngutur që mos Bajrush Morina ia merr primatin për informata dhe shihni se çka shkruan.

 

Milaim Zeka:

Bajrush Morina ja huqe keq

Nuk ka vrases te Enver Malokut brenda Kuvendit

Ish kolegu im, Bajrush Morina, sot kur eshte dite zie per te gjithe ata qe e kane daahur, nderuar, respektuar e vleresuar Enver Malokun, doli me nje lajm bombe, duke thene qe “vrasesi i Enver Malokut eshte nje deputet i Kuvendit te Kosoves dhe grueja e tije”!

Me shume saktesi e di se ne kend po aludon Bajrush Morina, mirepo kjo nuk eshte e vertete. Eshte e vertete qe drejtesia nderkombetare ka punuar ne zbardhjen e ketij rasti, edhe te Sabri Hamitit, ama asnje deputet aktual nuk eshte i dyshuar per keto raste.

 

Enver Malokun e kam pas shef ne QIK nja 9 vite. Pse ka qene shume i zoti, shume i mençur e shume shqiptar, Serbia e vrau, permes mashave te veta ne Kosove!!!

 

Për fund: është e çuditshme që po hesht prokuroria kur ka një mal me fakte, së paku kështu del nga statueset e Morinës dhe Zekës.

Me të drejtë familja kërkon të zbardhet kjo vrasje makabre, e cila pati tronditur jo vetëm Kosovë, por mbarë shqiptarët./ InfoPress

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400