Kush gënjeu për liberalizimin e vizave, Fitore Pacolli apo Blerta Deliu, përgjigjet Apostolova

18:25 / E martë, 17 Prill 2018

Në një debat ishin përfshirë dy deputetet e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli – Dalipi nga VV dhe Blerta Deliu – Kodra e PDK-së.

Pacolli kishte pretenduar se pas takimit me delegacion i Bashkimit Evropian, se liberalizimi i vizave në Kosovë nuk do të mund të ndodh gjatë vitit 2018, raporton Insadjeri.

Deklarata e deputetes së VV-së ishte quajtur shpifje nga Blerta Deliu-Kodra.

“Përndryshe ajo që e ka deklaruar znj Pacolli e them me përgjegjësi të plotë që është totalisht e pavërtetë. Takimi i sotëm është zhvilluar në frymë jashtëzakonisht pozitive dhe poashtu është thënë se ka sinjale tejet pozitive nga Brukseli në raport me liberalizimin e vizave”, kishte deklaruar Deliu-Kodra.

Lidhur për këtë çështje është pyetur, Nataliya Apostolova, Përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, e cila ka mbajtur një konferencë për media, lidhur me Raportin e Progresit për Kosovën, në vitin 2017.

“Jo nuk është e vërtetë që delegacioni i BE-së ka thënë se liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë për kosovarët gjatë këtij viti”, ka deklaruar Apostolova.

Kujtojmë se më herët ka thënë se liberalizimi i vizave varet nga zbatimi i sistemit gjyqësorë  dhe nga shtetet anëtare të BE-së.

“Ky proces është shumë më kompleks se kaq, po them se liberalizimi i vizave ka pasur një progres të madh me ratifikimin e demarkacionit, që është ratifikuar muaj më parë në Kuvendin e Kosovës. Aktualisht jemi duke e shikuar zbatimin e sistemit gjyqësorë, i cili është njëri nga dy kushtet e fundit dhe për këtë çështje BE është në kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e Kosovës.

“A do të jetë viti 2018 kur kosovarët do të lëvizin pa viza varet nga Kosova, por edhe varet nga shtetet e anëtare të BE-së”, ka thënë Apostolova.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400