Ky është muaji kur ngriten aktakuzat e para të Speciales

07:27 / E mërkure, 15 Nëntor 2017

 

Gjykata Speciale nuk e ka në agjendë shpalljen e aktakuzave të para, ani se prej fillimit të verës është funksionalizuar ky institucion që formalisht është i Kosovës, por i tëri është i përbërë nga ndërkombëtarët e edhe selinë e ka në Hagë të Holandës. Megjithatë, në Prishtinë presin që arrestimet e para të ndodhin në muajin shkurt.

Kjo gjykatë, emri zyrtar i së cilës është Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka juridiksion lëndor mbi krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krime të tjera të kryera në periudhën 1998-2000, ndërlidhur me pretendimet e ngritura në Raportin e senatorit Dick Marty, i miratuar në 2011-n nga Këshilli i Evropës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pretendimi më i rëndë është ai për heqje organesh të serbëve, me qëllim transplantimin tek persona të tjerë. Pak muaj pas këtij raporti, Bashkimi Evropian ka vendosur të krijojë një Task Forcë Speciale Hetimore (SIFT) për të kryer një hetim të pavarur penal ndaj të gjitha pretendimeve të përfshira në Raport, si dhe krimeve të tjera të lidhura me këto pohime

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400