Lajçi: Nuk e kuptoj pse nuk po dërgohet në Kuvend versioni aktual i demarkacionit

23:08 / E mërkure, 14 Shkurt 2018

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Ali Lajçi ka theksuar se është i befasuar se pse po konservohet versioni aktual i kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai në emisionin “Debat D Plus”,  ka theksuar se versioni aktual i demarkacionit do të duhej të dërgohej në Kuvendin e Kosovës, ku edhe sipas tij, do të merrte epilogun përfundimtar – të rrëzohej ose të kalonte.

“Në këtë rast rrëzimi i tij do të krijonte krijon kushte për negocim, sepse nuk do të kemi një variant që do të na rinte te koka, në kuptim të miratimit ose ratifikimit. Vetëm atëherë do të mendonim për variantin e qëndrueshëm dhe real të demaskimit të kufirit”, ka shtuar Lajçi.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400