Lajiq: Deklarata e Izetbegoviqit për Kosovën, jo e drejtë

19:07 / E martë, 14 Nëntor 2017

 

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Rasim Lajiq, deklaroi se deklarata e djeshme e Bakir Iztbegoviq lidhur me Kosovën “pavarësisht nëse është plasuar drejtë apo jo” nuk do të duhej të ishte arsye për ngrirjen e marrëdhënieve mes Serbisë e BeH, sepse kështu do të humbej gjithë ai mund dhe kohë për të gjetur zgjidhjen e çështjeve të hapura mes Beogradit e Sarajevës.

“Për shkak të konstruksioneve kushtetuese dhe marrëdhënieve të brendshme në BeH, tema për njohjen e Kosovës nuk mund të jetë as ligjërisht, as politikisht e drejtë të vihej në rend dite në institucionet e atij vendi e lëre më të debatohet për këtë çështje”, deklaroi Lajiq, njoftojnë mediat serbe.

Tutje, Lajiq shtoi se duhet vazhduar në zgjidhjen e problemeve mes Serbisë e BeH, sepse janë partnerë të rëndësishëm në fushën e tregtisë e të eknomisë.”

“Ndërkaq lidhur me Sanxhakun, boshnjakët duhet të mbajnë e t’i ruajnë kontaktet me BeH”.

Ndër të tjera, zëvendëskryministri Lajiq deklaroi se Sanxhaku ka nevojë për zhvillim infrastrukturor, ekonomik, për punësim dhe investime të reja.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400