Lajmërohet Murat Meha, ja çka thotë për komisionin i cili do të matë territorin e vendit

12:07 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Qeveria e Kosovës në mungesë të konsensusit dhe votave për demarkacionin ditë më parë pati vendosur qe të themelojë një komision i cili do të matë territorin e vendit. Nëpërmjet këtij komisioni, qeveria po synon qe të qartësohet nëse vendi ka humbur territor në bazë të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

I kontaktuar kryetari i Komisionit Shtetëror i cili ka bërë shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Murat Meha ka thënë se nuk e ka parë atë vendim dhe se nuk  dëshiron ta komentojë.

‘Nuk di çka të them me tepër”, ka thënë shkurt Meha.

I pyetur nëse themelimi i këtij komisioni hedh dyshime për punën e komisionit qe ai ka drejtu, Meha ka kërkuar qe të kursehet nga kjo çështje pasi ndodhej në një takim punë.

Qeveria ka ftuar përfaqësuesit e opozitës qe të dërgojnë ekspertët e tyre në këtë komision, por qe kjo ftesë është refuzuar nga ana e partive opozitare.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400