LAJMI I FUNDIT: Donika Kadaj-Bujupi rikthehet në AAK

16:15 / E mërkure, 14 Mars 2018

 

Deputetja, Donika Kadaj-Bujupi, është rikthyer në AAK, parti që e kishte lënë për Lëvizjen Vetëvendosje – pjesë e së cilës ka qenë deri sot, edhe pse më parë kishte dhënë dorëheqje nga pozitat brenda saj.

Lajmin për rikthimin e saj “në shtëpi” e ka bërë të ditur kryeministri, Ramush Haradinaj, që është edhe kryetar i partisë.

“Me deputeten e Kuvendit, Donika Kadaj-Bujupi, bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë”.

“Nga sot, Donika i rikthehet Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Rrugëtimin nëpër proceset politike në vend do ta vazhdojmë bashkërisht”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400