Lavrov i përgjigjet me fjalë të rënda Thaçit që kërkoi njohjen e Rusisë: Je i akuzuar për krime lufte

17:40 / E enjte, 22 Shkurt 2018

 

 

Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse, Sergej Lavrov, ka sqaruar në Beograd se Kremlini nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. Lavrov ka thënë se Preisdenti Thaci të merret me faktin se ‘është i akuzuar për krime lufte’

Rusia nuk do ta ndryshojë qëndrimin për Kosovën dhe nuk do ta njohë pavarësinë e saj. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i është përgjigjur kërkesës së presidentit kosovar, Hashim Thaçi, në idenë e njohjes së pavarësisë nga Rusia. Ai ka thënë se është për zgjidhje të të gjitha problemeve në Europë me marrëveshje.

“Ai, si shumica e politikanëve në Prishtinë, duhet të merren me punët e tyre dhe sidomos me faktin që janë të akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës. Ne e respektojmë rezolutën 1244 dhe retoritkat e tilla nuk ndryshojnë mendimin tonë”, ka thënë Lavrov në një konferencë për media.

Homologu i tij serb, Ivica Daçiç, ka kritikuar gjithashtu qëndrimet e Prishtinës duke falendëruar Rusinë për mbështetje.

“Thaçi ka deklaruar se njohja nga Rusia do ta ndihmonte procesin, e unë them që është e logjikshme tërheqja e njohjes nga SHBA dhe Britania e Madhe do ta ndihmonte ndalimin e histerisë së madhe shqiptare në rajon”, është shprehur Daciq.

Kryediplomati rus akuzoi vendet anëtare të NATO-s për presion në Ballkan. Për të në Serbi janë përgatitur aktivitete të ndryshme dhe dhurata nga zemra.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400