LDK dhe VV “koalicion” në Kuvend për të mos i votuar disa ligje

13:40 / E enjte, 12 Korrik 2018
Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nis me miratimin e disa projektligjeve nga seanca e kaluara, megjithatë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, njoftuan se janë koordinuar që mos të votojnë disa projektligje.

Fillimisht janë miratuar Projektligji për efiçiencë të energjisë, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete dhe Projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, por jo edhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme COSME) 2014-2020”, për shkak të mungesës së kuorumit.

Shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca njoftoi se janë koordinuar edhe me Lidhjen Demokratike për mos votimin e projektligjit.

“Ju po e vëreni që nga fillimi për shkak të pakënaqësisë tonë lidhur me shumë ligje dhe të cilat nuk duam të kalojnë në asnjë mënyrë për shkak se janë të ndërtuar dhe shkruara gabimisht, neve nuk po na mjafton me votu thjesht kundër, por po duam t’i pamundësojmë këto ligje dhe kemi një koordinim siç po shihet edhe me LDK-në dhe në këtë kuptim nuk mund të aplikoni kurrfarë taktike e cila i bën bisht mospjesëmarrjes tonë në këto ligje. Ne nuk po votojmë as për as kundër as abstenim, duhet ta llogariteni veprimin tonë si mospjesëmarrje në votim, kjo është mospjesëmarrje në votim e jo me thënë kush nuk po e qon dorën është për sepse është manipulim”, tha ai.

Kurse, kryesuesi i seancës, Kadri Veseli, e falënderoi qëndrimin por tha se të gjitha projektligjet kaluan.

“Qëndrimet politike janë politike të cilat unë nuk ndërhyjë. Ajo që është një situatë në këtë seancë është se të gjitha projektligjet kaluan, me përjashtim të projektligjit dy të tretat. Faleminderit që e bëre publik qëndrimin, të gjithë projektligjet sot kaluan, nuk kalojë dy të tretat”, tha ai.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400