Lekaj e fut në llogari edhe Donikën: I kemi 79 vota për Demarkacionin, na duhet veç edhe një

17:44 / E mërkure, 14 Mars 2018

 

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se tashmë i kanë siguruar 79 vota, nga ana tjetër shprehet i bindur se do të sigurojnë shumë shpejt edhe një votë dhe çështja e demarkacionit të mbyllet një herë e mirë.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në një intervistë për lajmi.net ka komentuar për bisedimet që kryeministri Ramush Haradinaj, po i zhvillon me Listën Serbe për demarkacionin.

“Mund të them se tani i kemi 79 vota që janë siguruar dhe në ditët në vijim do ta kemi edhe një deputetë që do të gjendet dhe do të ratifikohet marrëveshja me Malin e Zi, që tani është një realitet i ri i krijuar sa i përket demarkacionit, sepse kemi dy marrëveshje. Një marrëveshje e kemi në mes dy presidentëve, atij të Republikës së Kosovës (Hashim Thaçit) dhe atij të Malit të Zi (Filip Vujanoviq). Po ashtu janë të gjeturat e raportit të Komisionit Shtetërorë, z.Bulliqit ta quajmë, kjo është një realitet i ri që nuk duhet të hezitohet por duhet të votohet”, ka thënë ai.

Sa i përket bisedimeve me Listën Serbe, e cila është pjesë e koalicionit Qeverisë por po deklarohet se nuk do ta votojë këtë marrëveshje, Lekaj ka thënë:

“Lista Serbe në përgjithësi serbët e Kosovës janë qytetarët e Kosovës, ata duhet të fokusohen në mirëqenien e tyre, të mos komunikojnë shpesh me Beogradin sepse drejtimi i tyre i qon kah Prishtina e jo nga Beogradi”, ka deklaruar më tutje ministri.

Se cilat kanë qenë kushtet e Listës Serbe për votimin e demarkacionit, kur do të përfundojnë projektet madhore që ka nisur kjo ministri, a kanë filluar bisedimet me Komunën e Prishtinës për pjesën problematike të Veternikut dhe çështje të tjera do të mund t’i ndiqni nesër në intervistën e realizuar me ministrin Lekaj.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400