Lekaj për Ramiz Kelmendin: Kosova humbi një njeri të zotin

10:47 / E enjte, 12 Janar 2017

 

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj i ka shprehur ngushëllime familjes Kelmendi me rastin e vdekjes se publicistit Ramiz Kelmend.

Kosova, sipas tij, humbi një shkrimtar, një gazetarë dhe një publicist të zotin.

Nënkryetari i AAK-së, Kelmendin e përshkruar si një njëri i cili i kishte të gjitha tiparet dalluese të një personaliteti të shquar letrar, krijues dhe intelektual.

Postimi i plotë i Pal Lekajt:

Ramiz Kelmendi i kishte të gjitha tiparet dalluese të një personalitetit të shquar letrar, krijues dhe intelektual.

Kosova humbi një shkrimtarë, një gazetarë dhe një publicist të zotin.

Ngushëllime i shprehim familjes Kelmendi, kolegëve të tij dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin, Ramiz Kelmendi.

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400