Lekaj: Qeveria po i nënshtrohet Serbisë, nuk u treguam unik për Haradinajn

16:18 / E mërkure, 11 Janar 2017

  Nuk u mjaftuan plotë 11 orë debatë deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të rënë në ujdi lidhur me një rezolutë e cila do të shprehte qëndrimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me arrestimin e kryetarit të AAK-së dhe ish komandantit të UÇK-se Ramush Haradinajt.

 E, këtë situatë e ka parë si shumë shqetësuese dhe të pakuptim shefi i grupit parlamentar të AAK-se Pal Lekaj, i cili për Gazetën Monitor ka thënë se me këtë rast Qeveria e Kosovës dëshmoj për pazotësinë e saj.

Lekaj ka theksuar po ashtu se mos arritja e unitetin në mes të pozitës dhe opozitës, lidhur me hartimin e një rezolute për Haradinajn dëshmoi për nënshtrimin që ka qeveria e Kosovës ndaj Serbisë.

“Më shqetësim është për qytetarët që më të vërtet nuk ishim unik kur ka të bëj me arrestimin e Ramush Haradinajt dhe qeveria e Kosovës u tregua e pazotë për vendin e vet që të marrë vendime politike që shkojnë në favor të disa zhvillimeve pozitive në Kosovë. Ajo që mund ta theksoj është që ne kemi prit të jemi unik, sidomos gjithë kjo që ka ndodhur prej Serbisë, ndërsa qeveria e Kosovës vazhdon të jetë e nënshtruar nga Serbia”, ka thënë Lekaj.

Sipas tij ky ka qenë momentin kur Qeveria e Kosovës është dashur të tregoj se është e aftë për të marrë vendime politike e që kanë rëndësi të madhe për vendin.

Lekaj tregoi se cila ishte pika që ndau pozitën dhe opozitën.

“Deri te pika e katërt që ishte ndërprerja e bisedimeve deri në lirin e Haradinajt dhe pastrimin e të gjitha listave nga INTERPOLI për ish ushtarët e UÇK dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të thotë këtu ishim këmbëngulës sepse treguan një pazotësi për të vendosur dhe për të ndërprerë bisedimet. Kjo le të kuptohet se nga kjo qeveri s’kemi çka të presim më mirë”, ka theksuar Lekaj.

Ndryshe seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga AAK-ja pas arrestimit të Ramush Haradinaj me 4 janar në Francë, pas një fletëarresti të lëshuar nga Serbia për gjoja krime lufte.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400