Lekaj-Topallit: Në këtë natë Bajrami për 20 minuta je në shtëpi, kujdes më shpejtësinë!

14:39 / E enjte, 14 Qershor 2018
 Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar në mënyrë të veçantë, deputeti e Vetëvendosjes, për përurimin e segmentit të 3-të në autostradën “Arbër Xhaferi”.
Lekaj i është drejtuar Faton Topallit, që pas përfundimit të seancës së sotme për 20 minuta do të jetë në Ferizaj.

Lekaj po ashtu i ka bërë thirrje Topallit që të ketë kujdes më shpejtësinë.

Postimi i plotë i tij:

Deputet i nderuar, Faton!

Në këtë natë Bajrami, pas përfundimit të seancës, në shtëpinë tënde në Ferizaj do të jesh për 20 minuta, falë autostradës së re.

Ta rikujtoj që sot përuruam edhe pjesën e tretë të kësaj autostrade që vazhdon për në shtetin fqinj, Maqedoninë.

Mirëpres pyetjet e tua, të cilave do t’u përgjigjem me kënaqësi!

Udhë të mbarë dhe kujdes me shpejtësinë, miku im!

Urime Kosovë!

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400