Ligji për gjuhët edhe sot para deputetëve në Kuvend

09:12 / E mërkure, 20 Shtator 2017

 

Kuvendi i Maqedonisë në kuadër të seancës së 15-të duhet ta vazhdojë diskutimin për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Deputetët mbrëmë deri vonë kanë diskutuar për këtë ligj dhe kishte mendime të ndara. Opozita akuzon se ligji është kundër kushtetutës dhe me atë shkelen gjitha procedurat, ndërsa diskriminohen edhe bashkësitë tjera etnike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa për shumicën parlamentare ligji nuk shkel karakterin unitar të shtetit dhe do të kontribuojë për rritjen e bashkëjetesës në shtet.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400