Limaj: UP ka qenë baza e lirisë, tash duhet të kthehet në flamurtar për shtetndërtimin e vendit

14:11 / E enjte, 17 Maj 2018

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj e ka vlerësuar si lajm të mirë nënshkrimin e marrëveshjes mes Ministrisë së Punës dhe UP-së për përfshirjen e 200 studenteve të UP-së. në trajnim në punë në institucionet publike.

Limaj thotë se UP dikur ka qenë baza dhe çelësi i shtetlirisë, tash ky universitet ai thotë se duhet të kthehet flamurtar dhe prijës i proceseve të cilat çojnë në shtetnërtimin e vendit.

Qeveria e Kosovës, sipas Limajt do ta mbështes UP-në të realizoj objektivat e saj.

“Ky institucion është i shenjtë dhe misioni ynë për ta forcuar UP-në, është përtej bindjeve partiake. Ne duam që reformat t’i bëjmë bashkë në mënyre që UP të jetë lider i universiteteve në rajon dhe më gjërë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400