Limaj thotë se Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi ishn frymëzim për UÇK-në

14:54 / E mërkure, 06 Qershor 2018

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka marrë pjesë në festivalin Mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë”, kushtuar heroit Mujë Krasniqi.

Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook”, ka shkruar se Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi, përveç që ishin luftëtare të mëdhenj, ata më këngët e tyre ishin frymëzim për bashkëluftëtarë të tjerë.

“Muja dhe Beqa i kënduan pareshtur lirisë. Ata sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e vendit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Limajt: 

Ishte kënaqësi të merrja pjesë në Festivalin Mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë” kushtuar heroit Mujë Krasniqi, në oborrin e kullës së tij në Çabiq.
Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi, përveç që ishin luftëtarë të mëdhenj, ata me këngët e tyre ishin frymëzim për bashkëluftëtarë të tjerë.
Muja dhe Beqa i kënduan pareshtur lirisë. Ata sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e vendit.
Kosova do t’i nderojë dhe do t’u jetë mirënjohës përjetë të gjithë atyre që sakrifikuan jetën e tyre për liri.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400