Lista Serbe ende s’ka komunikuar me Qeverinë për Demarkacionin

21:18 / E mërkure, 21 Shkurt 2018

 

Partneri i koalicionit qeverisës, Lista Serbe, ende nuk është përcaktuar për votim ose jo të marrëveshjes se demarkacionit.
Të paktën, qeveria ende nuk ka pasur ndonjë komunikim me ta, sipas shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.

“Unë jam i çuditur kur më pyesin pse nuk po votojnë serbët kur i kemi shqiptarët që nuk po e votojnë”, ka thënë Krasniqi në Rubikon të KTV’së, duke iu referuar qëndrimit të Vetëvendosjes.

Atij i është përgjigjur menjëherë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, që ka thënë se “Krasniqi po dëshiron ta shpëtojë Hashim Thaçin, ndërsa unë territorin”.

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ditë më parë deklaroi se prioritet kryesor i tyre është Asociacioni i komunave me shumicë serbe, ndërsa të tjerat vijnë pas saj, përfshirë edhe demarkacionin.

Lista Serbe mungoi sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ku u caktua që nesër të shqyrtohet projektligji për demarkacion.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400