Lladrovci bën marrëveshje me GIZ-in gjerman për Planin Zhvillimor Komunal

16:52 / E enjte, 12 Korrik 2018

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci të enjten ka nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit me GIZ-in gjerman për bashkëfinancimin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal për Komunën e Drenasit.

Fillimisht, ai ka prezantuar punët dhe projektet që do të kryhen gjatë mandatit të tij për të mirën e qytetarëve dhe ka kërkuar që gjatë hartimit të Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale Komunale, prona që është në komasacion të trajtohet sipas ligjeve aktuale që janë në fuqi.

Përfaqësuesi i GIZ-it, Shkelqim Daci ka falënderuar kryetarin Lladrovci dhe Komunën e Drenasit për bashkëpunimin e treguar dhe ka shtuar se realizimi i këtij projekti ka një rendësi shumë të madhe për zhvillimin ekonomik të Drenasit. Ne këtë takim janë prezantuar edhe ekipa që do të punoj në fazat e realizimit të PZHK-së.

Komuna e Drenasit ditë me parë ka përfunduar takimet e para me qytetar në 10 zona të bashkësive lokale për të prezantuar dhe diskutuar Planin Zhvillimor Komunal si dhe Hartat Zonale Komunale, transmeton Klan Kosova.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400