Lojë të rrezikshme po luajnë shërbimet informative, ja çfarë do të luhet këto ditë!

09:05 / E martë, 10 Janar 2017

 

Gazmend Islami, kryetar i ballit Kombëtar Demokrat në Kosovë, përmes një postimi në facebook ka shkruar se lojë të rrezikshme janë duke luajtur shërbimet e vendeve mike të Serbisë, ku burgosja e Haradinajt është treguesi me i mirë.

“Trazirat po trokasin në derë ende pa mbërri marsi, lojëra të rrezikshme po luajnë shërbimet informative të vendeve mike të Serbisë, burgosja e Haradinajt është treguesi më i mirë se çfarë do të luhet këto ditë: Burgosja e Ramushit, Asociacioni i komunave serbe, Gjykata speciale, muri në veri. Krejt këto përfshihen që Marsi të jetë jo i mirë për shqiptarët, koha për reflektim të spektrit politik në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të zi”, shkruan Islami, përcjellë Gazeta InfoPress.

Islami më tej ka shkruar se BE po favorizon Serbinë karshi shqiptarëve sepse shqiptarët po tregohen servil dhe jo të vendosur për të mbrojtur shtetësinë.

“Në fatet të tilla mund të humbasim krejt çka kemi fituar, nëse nuk ka reagim gjithë kombëtar, BE po favorizon Serbinë karshi shqiptarëve sepse ne po tregohemi servil dhe jo të vendosur për të mbrojtur shtetësinë tonë, ata po binden për çdo ditë se nuk po dimë të udhëheqim shtet, vërtet kësaj radhe Serbia po përdorë kartën e fundit të zjarrit, fuqia ushtarake po jetë determinuese kudo në botë, kjo po shihet kur Serbia për çdo ditë armatoset e ne çarmatosemi”, ka shkruar ai.

“Ne duhet të tregojmë fuqinë tonë të bashkimit por edhe BE duhet ta dijë se ne edhe vdesim për çdo pëllëmbë të tokës tonë, këta duhet ta kuptojnë se nëse është nevoja ne hymë në luftë, por kësaj radhe më ndryshe se herëve tjera, kësaj radhe si Komb. Shqiptarët janë për paqe dhe stabilitet në rajon, por kurrë nuk do të pranohet marrëveshje në dëm të kombit tonë. Trazirat janë më afër se paqja”, përfundon Gazmend Islami.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400