Lumezi konfirmon arrestimin e hajnit tjetër në shtëpinë e tij

14:46 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Ishte data 24 nëntor kur në shtëpinë e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi u bë vjedhja e telefonit të këtij të fundit të markës ‘Samsung’.  Vjedhja në pronën e kryeprokurorit u bë në prani të prestarëve të Policisë së Kosovës.

Ndërsa kryeprokurori Aleksandër Lumezi ka konfirmuar për Indeksonline, se sot është bërë arrestimi edhe i një personi të dyshuar lidhur me këtë rast.

“Po kam informatë që është arrestuar edhe një person, por nuk i di detajet shtesë lidhur me këtë arrestim”, ka thënë Lumezi.

Ndryshe sipas informatave të para theksohet se i arrestuari është L.K. Hajnat në këtë rast kishin arritur të thyenin dy dyer të shtëpisë edhe pse shtëpia ishte nën mbikëqyrjen e policisë për 24 orë.

Po ashtu kryeprokurori Lumezi është pyetur edhe në lidhje me fletë-arrestet e lëshuara për kosovarët nga shteti i Serbisë, teksa ky i fundit ka theksuar se nuk është në përgjegjësinë e tij dhe nuk komenton këto të fundit.

“Ajo nuk është kompetencë e kryeprokurorit të Shtetit, dhe nuk kam çfarë të flasë për fletë-arrestet ndërkombëtare të cilat bëhen” ka përfunduar Lumezi.

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400