Lutfi Haziri lavdëron Agim Veliun, kundër Vjosa Osmanit

20:25 / E martë, 17 Prill 2018

 

Lutfi Haziri ka folur për T7 për kandidaturën e tij dhe të kolegëve për kreun e LDK-së
Lutfi Haziri ka qëndruar gjatë në karrigen e kryetarit të Gjilanit.

Por duket se ky do të jetë mandati i fundit në këtë pozitë, pasi Haziri ka plane tjera më të mëdha.

Synimi i tij është një karrige tjetër: ajo e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Haziri tashmë e ka konfirmuar se do të jetë kanddiat për kryetar të LDK-së.

Duke qenë se zgjedhjet mbahen në vitin 2019, Haziri është i rezervuar.
Kryetari i Gjilanit, Haziri ka shprehur respekt për kandidatët e tjerë të mundshëm në garën për kryetar të LDK-së.

Por, shprehet skeptik për kandidimin e deputetës, Vjosa Osmanit, gruas më të votuar në Kosovë.

Gara për të parin e LDK-së duket se do të jetë e ashpër, pasi disa figura kryesore kanë shaqur pretendimet e tyre për ta udhëhequr këtë parti.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400