Lutfi Haziri për koalicionin e komandantëve të UÇK-së: Koalicion i frikacakëve

18:48 / E premte, 20 Korrik 2018

“Qëndrimi i LDK-së është; legjitimiteti para dialogut. Qëndrimi im personal, jo i LDK-së, është që duhet të ulemi të zgjedhim problemet territoriale”, ka thënë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Zgjedhje, mandej dialog”, ka thënë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, duke komentuar mundësinë që subjekti më i madh opozitar të bëhet pjesë e fazës finale të bisedimeve me Serbinë.

Ai ka nënvizuar se koalicioni qeverisës e ka humbur legjitimitetin meqë nuk përfaqëson shumicën e qytetarëve të vendit dhe se ka qenë gabim i madh tentimi për ta imponuar këtë format dialogu, pa e diskutuar siç duhet në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk është arritur konsensus për shkak të mossjelljes të procesit në Kuvend. Aty mund të ndërtohet konsensus, ose të mosndërtohet konsensus. Por duhet vendosur përmbajtja, formati dhe gjithçka tjetër për dialogun. Në njëfarë mënyre është imponuar gjithçka dhe LDK-ja nuk e ka pranuar këtë gjë”.

“LDK-ja beson që duhet institucionet e Kosovës t’i nënshtrohen legjitimitetit qytetar. Kjo koalicion qeverisës e ka humbur legjitimitetin”.

“Qëndrimi i LDK-së është; legjitimiteti para dialogut. Qëndrimi im personal, jo i LDK-së, është që duhet të ulemi të zgjedhim problemet territoriale”.

“Serbia ka aspirata edhe në Lindje edhe në Veri. Në Kosovë po lansohet politika e frikës, edhe sot, sikur disa qeveri të tjera në të kaluarën, e kemi një qëndrim të tillë të frikës, nuk e di a është qëndrim i delegacionit të Kosovës, apo i disa individëve. Koalicioni kinse i vendimeve të mëdha po tregohet koalicion i frikacakëve”. /klankosova/

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400