Lutfi Haziri i përgjigjet Haradinajt për Preshevën, e quan frikacak

15:37 / E premte, 20 Korrik 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj mbrëmë një një intervistë e ka quajtur shakaxhi Lutfi Hazirin, i cili, sipas tij, çështjen e Luginën e Preshevës e përdor vetëm për qëllime elektorale. Sot, Haziri i është kundërpërgjigjur duke i thënë se ka ardhur koha që çështja e Luginës të zgjidhet, por, sipas tij, vendin është duke e udhëhequr koalicioni i frikacakëve.

“Luta është një shakaxhi, për të marrë votat e preshevarëve me Anamoravë. Ai e mban gjallë këtë temë në vazhdimësi vetëm për qëllime elektorale”, ka deklaruar Haradinaj mbrëmë.

Sot, ka ardhur reagimi i Hazirit ndaj Haradinajt, i cili ka thënë se ka ardhur koha që të zgjidhet çështja e Luginës së Preshevës.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e Hazirit.

Në vend të reagimit per kryeministrin Haradinaj

Kam besu që proceset e rënda politike nuk i përkthen në hajgare, sikur që kam besu që janë përgjegjësi e madhe dhe duhet unitet e koncensus i gjerë politik. Lindja e Kosovës dhe komunat e saj që mbetën “brenda” Serbisë, kërkojnë zgjidhje politike.

Ka katër vite qe ju kam paralajmëruar për këtë dhe kam paraqitur opsion të përgjeshëm politik. Ish kryeministri Thaçi e quajti të rrezikshëm atëherë. Tash ju po e quani hajgare e punë votash.

Për ju ështe edhe e rrezikshme, edhe hajgare, e edhe punë votash. Por, për mua është vetëm borxh politik dhe padrejtësi historike mos me e zgjidhë këtë proces. Koha ka ardhë.

Por, fatkeqësisht, ‘koalicioni i vendimeve të mëdha’ dhe frikacakëve po udhëheq. Nëse është kështu puna e hajgarexhive!

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400