Lutfi Haziri tregon kur do të ketë zgjedhje në LDK

21:23 / E premte, 20 Prill 2018

 

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka thënë që LDK është më unike se kurrë dhe se përçarjet e përfolura në publik në këtë parti nuk ekzistojnë brenda, por se ky është vetëm “vrojtim gazetaresk”.
“Nuk ka plasaritje mes kolegëve. Ka harmomi të plotë. Është vrojtim gazetaresk, s’ka të bëjë me LDK’në brenda”, ka thënë Haziri për tv21.

Ai ka thënë se në LDK kurrë nuk ka pasur unitet më të madh që prej vitit 2006 dhe se nuk do të ketë zgjedhje brenda partisë këtë vit, ngase zgjedhjet e brendshme LDK i ka në maj të vitit 2019.

Haziri ka thënë se mungesa e kreut të partisë, Isa Mustafa për disa muaj derisa ishte në shërim jashtë vendit, ka qenë zbrazëti, por me kthimin e tij në Prishtinë kjo zbrazëti, sipas Hazirit, është mbyllur.

Ai tha se zgjedhjet e brendshme në LDK do të mbahen vitin e ardhshëm, sipas orarit

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400