Mali i Zi lë të hapur mundësinë e diskutimit të demarkacionit

18:53 / E mërkure, 14 Shkurt 2018

 

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka përsëritur edhe një herë se çështja e demarkacionit për Malin e Zi është çështje e kryer në momentin që është ratifikuar në parlamentin malazez.

Markoviç, në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj, ka thënë se e ka lënë të hapur mundësinë që Qeveria e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi ta diskutojnë edhe më tej këtë çështje me arsyetimin e dhënë nga ai që Kosova të mos e humbet mundësin për integrimin në Bashkimin Evropian.

“Gjithsesi e kemi hapur edhe këtë çështje dy kryeministrat dhe dy qeveritë duhet të diskutojnë për këtë çështje. Kur është fjala për Malin e Zi kjo çështje ka përfunduar me ratifikimin e kësaj marrëveshje në kuvend, ndërkaq Kosova dihet se ende nuk e ka bërë këtë”.

“Mali i Zi si fqinjë i mirë do që Kosova të arrijë një pajtueshmëri për këtë çështje, ne kemi biseduar për këtë çështje si miq dhe Kosova në këtë mënyrë të përfitojë një mundësi të mirë për integrime evropiane”, ka thënë Markoviq.

Në anën tjetër kryeministri Haradinaj ka theksuar se ekziston vullnet nga Mali i zi për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të dy vendet, për demarkacionin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

“Ajo që mund të them është se ekziston një vullnet që të gjendjet një zgjidhje nga gjendja në të cilën jemi, jam me shpresë se do të zgjidhet”, tha Haradinaj pa dhënë detaje të tjera për takimin me Markoviq.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400