Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Maqedonia do të heqin roamingun, anashkalohet Kosova

23:24 / E diell, 17 Dhjetor 2017

Agjencitë për komunikimet elektronike të Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës, Serbisë dhe Maqedonisë kanë dërguar një projekt-marrëveshje në ministritë kompetente për përafrimin e çmimeve të roamingut me ato në Bashkimin Evropian që nga viti 2018.

Kjo do të thotë se çmimet do të barazohen me trafikun e brendshëm telefonik, i cili përfundimisht do të rezultojë në heqjen e romingut, raporton Pobeda.

Rregullatorët informuan ministritë përkatëse se Bullgaria tashmë ka nënshkruar një marrëveshje me Maqedoninë për barazimin e çmimeve në roming me trafikun vendas dhe ka njoftuar se do të kërkojnë ta bëjnë këtë me nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes së vitit 2014.

Ndryshe, me një vendim të mëhershëm të Komisionit Evropian dhe me miratimin nga Parlamenti i Evropës, të gjithë operatorët mobilë në BE nga 15 qershori nuk u paguajnë parapaguesve të tyre shërbimet e roamingut.

Si rrjedhojë, të gjithë parapaguesit e operatorëve të BE-së do të mund të përdorin telefonat e tyre celular jashtë shtetit amë, dhe këtë ta bëjnë me çmime të njëjta siç janë marrë vesh me operatorin në vendin e tyre.

Institucionet evropiane kanë rënë dakord për të kufizuar çmimin që operatorët mund të ngarkojnë njëri-tjetrin për shërbime në roaming.

Këtë pyetje ia kanë shtruar Komisionit Evropian ministrat e telekomunikacionit të Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës dhe Serbisë. Por, aty nuk përmenden as Shqipëria, as Kosova.

Procesi i heqjes së roamingut në vendet e BE-së ka zgjatur dhjetë vjet dhe kjo mund të zgjasë po ashtu edhe midis vendeve të Ballkanit, rikujtojnë nismëtarët e kësaj ideje dhe përmendin edhe pengesat që mund të dalin nga interesat e kompanive përkatëse brenda vendeve ballkanike.

Komunikimi pa roaming vlen edhe për shtetet jo anëtare të BE-së, siç janë Norvegjia, Islanda e Lihtenshtajni, dhe këto përmenden si shembull që mund të aplikohej edhe në rastin e vendeve ballkanike.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400