Maqedonia do të quhet “Ilindenska Republika Makedonija”?!

08:14 / E premte, 18 Maj 2018

Zaev dhe Cipras bien dakord, emri i ri i Maqedonisë do jete “Ilindenska Republika Makedonija”?

 Kryeministrat Zoran Zaev i Maqedonisë dhe Alexis Cipras i Greqisë kanë arritur gjuhë të përbashkët për një opsion si zgjidhje e mundshme për çështjen e emrit.

Pas takimit në Sofje me homologun e tij grek, Zaev tha se një opsion është i pranueshëm për të dyja palët. Kreu i ekzekutivit tha se tani mbetet që për këtë opsion të konsultohen faktorët e tjerë politikë dhe qytetarët e të dyja vendeve.“Ne biseduam në mënyrë thelbësore dhe shqyrtuam disa opsione.

Një nga opsionet është zgjidhje e pranueshme për të dyja palët. Vazhdojmë me konsultime në shtëpi, që të shohim nëse institucionet e sistemit, nëse praktikisht është e mundshme realizimi i kësaj zgjidhjeje. Nëse është e mundur, me gjasë do të kemi zgjidhje”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Zaev ndonëse thekson se zgjidhja përfundimtare e emrit varet nëse opsioni në fjalë do të jetë i pranueshëm nga të gjitha palët në të dyja vendet, gjithsesi është optimist se zgjidhje do të ketë së shpejti, madje para Samiteve të rëndësishme të BE-së dhe NATO-s.

“Shpresojmë që para Samitit të BE-së të kemi zgjidhje. Shpresoj sinqerisht, por varet nga të dy palët, varet nga institucionet, Presidentët e vendeve, liderët e opozitës, liderët e tjerë politik dhe së fundi nga qytetarët e dy vendeve. Nëse nuk është e mundur ne do të vazhdojmë, me siguri.

Ndërtuam miqësi të pakushtëzuar mes nesh dedikuar për një zgjidhje, por shpresoj që të jemi në kohë për ta inkurajuar Këshillin Evropian, NATO-n sepse presim ftesë nga NATO dhe datë për fillim të negociatave me BE-në”, theksoi Zoran Zaev.Zaev siguroi se marrëveshja nuk do të shkelë në dinjitetin e dy popujve.

“Nga sot miqësia mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë është edhe më e fuqishme. Zgjidhim kundërshtitë në mënyrë që ta forcojmë dinjitetin dhe identitetin e qytetarëve në të dy vendet”, – shtoi Zaev, raporton Alsat-m.

Zgjidhja “specifike”, siç raporton gazeta “Koha” bazuar në burimet e saj diplomatike në Shkup, duket se është “Ilindenska Republika Makedonija”, e cila shihet si e pranueshme nga të dyja palët.Menjëherë pas takimit Zaev-Cipras, dy kryeministrat veç e veç takuan kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Merkel konfirmoi se Maqedonia dhe Greqia kanë shënuar përparim të rëndësishëm për çështjen e ermit.“Bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë përparojnë mirë dhe është shënuar progres i rëndësishëm. Çështja e emrit për Maqedoninë është e rëndësishme” – tha kancelarja gjermane Angela Merkel.

Sa i përket zgjerimit të BE-së Merkel tha se për këtë çështje do të vendoset në Samitin e Unionit në qershor. Ajo ka konfirmuar perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400