Markoviq: Kosova nuk e ka një mik kaq të mirë dhe të besueshëm sa Mali i Zi

19:52 / E mërkure, 14 Shkurt 2018

 

Kosova nuk e ka një mik kaq të mirë dhe të besueshëm sa Mali i Zi. Kështu ka thënë sot në Prishtinë, kryeministri malazias, Dushko Markoviq.
Qeveria malazeze ka njoftuar, nëpërmjet faqes së saj zyrtare në Facebook, për vizitën zyrtare të Markoviqit në Prishtinë.

Ajo ka publikuar një fotografi nga takimi Haradinaj-Markoviq, në zyrën e shefit të ekzekutivit kosovar, teksa dy udhëheqësit shihen duke cakërruar gotat.

Qeveria malazeze ka shpërndarë dy deklarata nga ky takim – një të kryeministrit të saj, dhe një të mikpritësit, Haradinaj.

“Kryeministri Dushko Markoviq në Prishtinë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj: Kosova nuk e ka një mik kaq të mirë dhe të besueshëm sa Mali i Zi. Kryeministri Haradinaj: Me marrëdhënien tonë me Malin e Zi, ne duam t’i japim një shembull të tjerëve”, thuhet në postimin e qeverisë malazeze në rrjetin social.

Markoviq po viziton Kosovën, teksa vendi ende nuk po arrin ta zgjidhë çështjen – tashmë të brendshme – të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400