Markoviq nesër e dëgjon në Aeroport nga Limaj idenë për zgjidhjen e demarkacionit

17:25 / E martë, 13 Shkurt 2018

 

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, nesër do të arrijë në Kosovës, pasi dështoi ta realizojë këtë vizitë më 6 shkurt për shkak të kushteve jo të përshtatshme meteorologjike.
Kjo vizitë që pretendohet t’i jap një zgjidhje kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, do të ndodhë nesër.

I pari që do ta pres Markoviqin është kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj, i cili së fundmi nisi një iniciativë që t’i gjendet një zgjidhje çështjes mes dy kufijve.

Kjo është agjenda:
E mërkurë 14.02.2018
16:00 – Arritja e Delegacionit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” .
Pritje protokollare nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi.

16:30 – 16:40 – Pritja me nderime shtetërore nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj (PAMJE- Ndërtesa e Qeverisë)
17:45- 18:15 – Konferenca për shtyp (Objekti i Qeverisë, Salla P38)

E enjte, 15.02. 2018

09:10 – 09:40 – Pritje nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli. (Kabineti i Kryetarit të Kuvendit)

09:45 – 10:15 – Pritja nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi (Kabineti i Presidentit)

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400