Mbi 60 të rinj nga Kosova do të punësohen në Gjermani

20:06 / E premte, 20 Prill 2018

 

 

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, mori pjesën në përmbylljen e projektit të APPK-së dhe Diakonie, projekt ky që në vazhdimësi mbështetet nga MPMS.

Projekti cili sot ka kurorëzuar me sukses programin trajnues për të rinjtë, është  implementuar nga Agjencia e Përkrahjes së Punësimit në Kosovë, Institucioni Social gjerman ‘Diakonie’. Nga trajnimi nëntëmujor sot  kanë përfituar 61 të rinj, të cilët në shtator do të fillojnë aftësimin e mëtutjeshëm profesional dhe punësimin në Gjermani.

Në emër të MPMS-së, zëvendësministri Dukolli, ka përshëndetur punën Institucionin Diakonie nga Baden Wurthenberg dhe APPK-në për angazhimin e tyre dhe përkrahjen e punësimit në Kosovë.

“Falë këtij projekti dhe bashkëpunimi korrekt kemi përfunduar edhe me përgatitjet e gjeneratës së katërt prej 61 personash të cilët në muajin shtator do të startojnë me programin  “Migrimi legal i  qytetarëve të Kosovës në kuadër të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Gjermani” për një periudhe tre vjeçare”, tha ai

Në kuadër të këtij bashkëpunimi zëvendësministri Dukolli ka shtuar se Ministria e Punës dhe  Mirëqenies Sociale përmes Agjencisë së Punësimit dhe në bashkëpunim me APPK-në, do të bashkëpunojë edhe në të ardhmen në projekte tjera të cilat do të nxisin punësimin e të rinjve, qoftë në planin e brendshëm, qoftë në atë të jashtëm me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Nga ky program deri më tani kanë përfituar edhe tri gjenerata të mëparshme prej 134 të rinjsh nga sektori i infermierisë, të cilët tanimë veç janë sistemuar me punë në Gjermani.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400