Mediat greke: Greqia ka lëshuar, por nuk ka humbur në çështjen e detit

11:42 / E diell, 24 Qershor 2018
Çështja që po mban peng shpalljen e një marrëveshjeje në bisedimet Shqipëri-Greqi është pakti detar e për të cilin bisedimet vazhdojnë ende. Gazeta greke To Vima, duke iu referuar burimeve qeveritare, thotë se bëhet fjalë për një nga proceset më të rëndësishme diplomatike mes dy vendeve.

Kjo pasi do të rregullojë çështjen e kufijve detarë mes dy vendeve, duke bërë të mundur shfrytëzimin e rezervave të mëdha të hidrokarbureve të vlerësuara në këtë zonë, veçanërisht për Greqinë, e cila e ka përparësi këtë proces.

Marrëveshja e re që po përpilohet, merr parasysh kundërshtimet e palës shqiptare, duke i dhënë asaj më shumë hapësirë. Pala greke thotë se kjo nuk ndryshon substancën, ndërsa në të njëjtën kohë krijimi Zonave Ekskluzive Ekonomike në detin Jon është një precedent shumë pozitiv për Kastellorizon ​​dhe të drejtat sovrane greke në detin në Egje.

Ajo që kuptohet është se Shqipëria mund të ketë përparuar në sipërfaqe detare, duke nisur matjet nga gjiret e brendshme, ndërsa Greqia ka fituar të drejtën për të spallur 12 milje det territorial. Dy ditë më marë edhe kryeministri Rama tha se marrëveshja është e duhura dhe se shqiptarët do ta shohin në hartë ndryshimin me marrëveshjen e vjetër.

Nga ana tjetër diplomacia greke ka një pozicion të pandryshueshëm lidhur me çamët dhe pretendimet e tyre të pronësisë.

Ajo bazohet në në konventën ku thuhet se mbrojtja evropiane e të drejtave të pronësisë nuk shtrihet para ngjarjeve të vitit 1950 shkruan Lapsi.al.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400