Mediat serbe: Perëndimi nuk do referendum të Serbisë për Kosovën

12:39 / E enjte, 17 Maj 2018

Shtetet e Quintit – SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia në javën e shkuar në Washington kanë thënë se në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2019, Serbia duhet ta pranojë marrëveshjen që do t’ia mundësonte Kosovës anëtarësimin në OKB, fillimisht me status të vëzhgueses.

 Si kompensim për këtë, siç shkruan gazeta serbe “danas”, Serbisë do t’i propozohej viti i saktë i hyrjes në Bashkimin Europian.

Mundësia e organizimit të referendumit në Serbi për marrëveshje eventuale me Kosovën, siç flitet në opinionin serb, gazeta thotë se ky referendum nuk është assesi në vullnetin dhe dëshirën e Perëndimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400