Mediumi serb tregon hartën e shtrirjes etnike të shqiptarëve në Maqedoni

22:17 / E martë, 14 Nëntor 2017

 

 

Konsolidimi demografik i shqiptarëve në Maqedoni është bërë tmerri i mediave fqinje.

Frika e shtypit serb se në Maqedoni po krijohet dalëngadalë shteti i tretë shqiptar ka sjell edhe analiza e projeksione për shtrirjen etnike të shqiptarëve në këtë shtet.

Derisa të dhënat e regjistrimit të vitit 2002 tashmë konsiderohen si tejet të vjetëruara dhe pak të besueshme, shqiptarët me fitoren në Kërçovë në vitin 2013 dhe në Dollnen, në zgjedhjet lokale të këtij viti, kanë krijuar një bllok të fortë që shtrihet edhe në zemër të Maqedonisë.

Portali serb ‘srbijadanas’ ka publikuar një hartë të përqindjes së shqiptarëve në Maqedoni, ku bie në sy mbizotërimi në Çashkë dhe Dollnen, komuna këto në Maqedoninë qendrore.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400