Mërgimtaret përcillen me çaj të nxehtë në Merdare (Foto)

19:54 / E hëne, 09 Janar 2017

 

Koha e festave ka mbaruar dhe tani mërgimtaret në mase të madhe ia kanë mësyrë kufijve për tu kthyer në vendet ku edhe punojnë e jetojnë. Por, ata janë ‘befasuar’, kur  Iniciativa Vullnetar ‘RB’, u ka shërbyer çaj të nxehtë në pikën kufitare të Merdares.

Ky gjest është përshëndetur dhe mirëpritur nga ana e shqiptarëve qe jetojnë në vende të ndryshme të botës.

Njoftimi i plotë i Iniciativës Vullnetare ‘RB’

Iniciativa Vullnetare “RB” sikur edhe herëve tjera ka bërë sonte një vepër të mirë dhe mjaft të qëlluar.

“Duke e pasur para sysh kontributin e mërgimtarëve tanë për çështjen e Kosovës, ne e morëm sonte një iniciativë për t’i shërbyer mërgimtarët tanë me nga një çaj të nxehtë, të cilët prisnin me orë të tëra në kolonë për ta kaluar kufirin e Kosovës në Merdar. Ne jemi dëshmitarë se këto ditë po mbretëron një dimër i acartë, por edhe njëkohësisht mërgimtarët tanë po detyrohen të presin gjatë nëpër kufij gjatë rrugës për në Kosovë dhe anasjelltas. Prandaj një veprim i yni modest për t’i shërbyer vullnetarisht ata me nga një çaj të nxehtë kamomili u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga ta”, tha mes tjerash kryetari i Iniciativës Vullnetare “RB” Reshat Blakçori.

Blakçori i shoqëruar nga disa aktivistë të kësaj organizate u shpreh i kënaqur edhe për mirëpritjen ndaj këtij aktiviteti vullnetar nga ana e Policisë kufitare. Natyrisht se ky aktivitet nuk ka qenë lehtë të kryhet në ambientet e jashtme në këto temperatura të acarta të dimrit.

Falenderime të veçanta për Shërbimin Policor të Kosovës ,në zonën kufitare Merdare.

T
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400