Merkel e konfirmon se ka biseduar me Trumpin për ndryshimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

16:08 / E martë, 28 Gusht 2018

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka konfirmuar sot se ka biseduar me presidentin e SHBA-ve, për çështjen e zgjidhjes së problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta Express.

Sipas Merkel, zgjidhja duhet të arrihet duke respektuar integritetin territorial të Kosovës.

“Ne natyrisht përkrahim të gjitha bisedimet që çojnë në zgjidhje, por në të njëjtën kohë themi se integriteti territorial është një rehati e çmueshme që e kemi”, ka thënë Merkel, transmeton Gazeta Express marrë nga Novosti.

Ajo ka thënë se hapja e bisedimeve për shkëmbime territoriale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të ndiqet si shembull edhe nga shtetet tjera.

“Duhet të kemi kujdes që lëvizjet territoriale në një vend, të mos shoqërohen në lëvizje tjera territoriale” ka thënë kancelarja gjermane.

Këto deklarime ajo i ka bërë pas takimi me kryeministrin e Kroacisë, i cili ka thënë se janë pro gjetjes së një zgjidhjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa prekje të kufijve.

Ndërkohë ditë më parë, këshilltari i Donald Trump, John Bolton, ka thënë që nëse Kosova dhe Serbia merren vesh për shkëmbime territoriale, SHBA-të nuk do të ndërhyjnë.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2019 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400