Mësuesit në grevë, reagon Kryeministri Haradinaj

11:16 / E mërkure, 14 Shkurt 2018

 

Në kohën kur presioni i mësimdhënësve ka nisur sot me grevën e tyre, duke mos e mbajtur orën e parë të mësimit, del kryeministri Ramush Haradinaj dhe jep një premtim për ta.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se mësimdhënësit janë kategori që kanë sakrifikuar shumë, duke thënë se nuk do të mungojë kujdesi ndaj tyre.

“Në këtë frymë të përkushtimit, njohja e sakrificës së mësimdhënësve të viteve të ’90-ta ka poashtu një rëndësi të veçantë. Mësimdhënësit e viteve të ’90-ta ishin shtylla e papërkulur e rezistencës sonë”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se gjatë ditëve në vijim do të takohet me përfaqësuesit SBASHK-ut për të gjetur zgjidhje.

“Gjatë ditëve në vijim do t’i takojë përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe bashkërisht me ta do të punojmë në trajtimin e kërkesave me qëllim të realizimit të tyre, por edhe në përmbushjen e obligimeve tona si shtet”, ka shkruar më tej kryeministri.

“Duke marrë parasysh sakrificën e të gjitha segmenteve të shoqërisë sonë, Qeveria e Kosovës ishte dhe mbetet e përkushtuar që t’i trajtojë me prioritet kërkesat dhe nevojat e të gjitha kategorive të lirisë. Tashmë një pjesë e këtyre kategorive kanë mbështetjen e plotë ligjore”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400