Meta: Kosova dhe Serbia mund të gjejnë gjuhë të përbashkët

00:58 / E shtunë, 17 Mars 2018

 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në një deklaratë të dhënë për televizionin “N1” gjatë Forumit të 6-të Botëror në Baku të Azerbajxhanit, ka thënë se shpreson që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në të ardhmen të jenë dukshëm më të mira, derisa ka theksuar nevojën që të kapërcehen të gjitha vështirësitë që kanë pasur këto dy shtete deri më tash.

 

“Serbia dhe Kosova mund të gjejnë gjuhë të përbashkët në të ardhmen, gjuhë të respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Ne duam dhe e mbështesim vazhdimin e dialogut të tyre, me përpjekje të përbashkëta, në mënyrë që të normalizohen marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në një të ardhme sa më të afërt”, ka theksuar Meta.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400